Dosja “Dedja” komplekse, shtyhet vendimi

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 17:49 | Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në datën 17-dhjetor vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Vendimi ishte parashikuar të shpallej sot në orën 15:00, por gjykata vendosi të shtyjë seancën me argumentimin se çështja në fjalë është shumë komplekse.

Ndaj gjyqtarit Dedja pati një rihetim të çështjes, pasi komisioneri siguroi prova të reja që nuk justifikojnë pasuritë e vëna në vite.

Kërkesa për rihapjen e hetimeve nga KPA, u be nga komisioneri, i cili paraqiti prova për pasuri te padeklaruara nga gjyqtari Dedja.

Bashkim Dedja është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë më të komentuar jo vetëm nga publikisht, por edhe nga ONM dhe organet e tjera ligj zbatuese si një person që nuk e justifikon pasurinë e tij marramendëse.

Vetë zoti Dedja nuk e ka pranuar në asnjë seancë që ka fshehur pasurinë. Edhe pse nuk e justifikon dot atë, Dedja thotë se ndër vite, familja dhe karriera e kanë ndihmuar që të bëhet i pasur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos