Dialogu me Kosovën, kuvendi i Serbisë miraton raportin pas dy ditësh debate

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 15:23 | Kosova
Dialogu me Kosovën, kuvendi i Serbisë miraton raportin pas dy

Kuvendi i Serbisë miratoi të enjten raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me "institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes" në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Raporti prej 50 faqesh liston fushat e interesit në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se duhet gjetur një zgjidhje realiste.

https://a2news.com/2022/09/15/vizite-surprize-e-lajcak-ne-kosove-kurti-braktis-seancen-e-kuvendit-per-ta-takuar/

Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit pasi siç tha aty nuk përfshihen propozime për zgjidhjen e problemit. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos