Dibra dhe Elbasani ‘të pastër’ nga Covid, 37 të infektuar në 24 orë

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:19 | Aktualitet
Dibra dhe Elbasani ‘të pastër’ nga Covid, 37 të

Vijon të jetë në shifra të ulëta bilanci ditor i infektimeve me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 569 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 37 prej tyre kanë rezultuar pozitive ndërkohë që sërish nuk ka humbje jete si pasojë e virusit.

Aktualisht 3 pacientë po marrin trajtim më të specializuar në spitalin infektive, teksa në Elbasan dhe Dibër nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në Bashkitë:

16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Janar 2023)

Raste të reja ditore               37

Të shëruar në 24 orë             15

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       569

Testime totale                   2,021,497

Raste pozitive                      332,878

Raste të shëruara                  329,093

Raste Aktive                             189

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    128

Fier                           17

Durrës.                      14

Gjirokastër.              8

Berat.                        7

Vlorë                         7

Kukës.                      3

Lezhë.                       2

Shkodër                 2

Korçë                         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos