Sërf në agim (Jim Picot) Volejboll në plazh (Kenny Beele) “I nxehti në sulm” (Marc Le Cornu) Demostrues pro demokracisë në Hong Kong (Tugo Cheng) Përzierje ngjyrash në ujë (Ignacio Medem) Stadiumi në flakë nga tifozët (Dimitris Tosidis) Rinoceronti indian duke pirë ujë (Rajarshi Banerji) Avionët e parkuar, foto e kategorisë pandemia (Ingrid Hendriksen) Njeriu dhe natyra, në Indi (Rakesh Pulapa) Shtëpia e vetmuar, në një fshat të Italisë (Stefan Emanuel) Sheshi i zbrazur, Itali (Fabio Muzzi) Qiell, det dhe qiellgërvishtës, vetëm në Dubai (Carmine Chiriacò) Varkat e lumit Buriganga, Bangladesh (Md Ali Asraf Bhuiyan) Qindra flamingo pushtojnë bregun (Thomas Vijayan) Falja e Bajramit (Azim Khan Ronnie) Dielli në “kornizë”, në Shangai (Rex Zou) Tufa e buajve lëviz në kërkim të strehës (Mehmet Aslan) Shtegu i pyllit (Mehmet Aslan) Dubai në izolim (Bachir Moukarzel) Delet përpiqen t’I fshihen diellit (Marek Biegalski)
Kafshë, panorama, protesta dhe rrugë të boshatisura, të gjitha të fotografuara nga qindra metra lartësi, janë bërë pjesë e garës në konkursin e fotografive me dron të vitit 2020. Kompeticioni i përvitshëm, i quajtur Siena International Photo Aëards, i kushtoi një kategori të veçantë pandemisë së koronavirusit dhe lejoi të garojnë profesionistë e amatorë, për të sjellë disa nga fotografitë më të bukura të vitit 2020, një prej viteve më të pazakontë të historisë së njerëzimit. (A2 Televizion)