Shumë turistë mendojnë që nëse kalon shumë kohë brenda në hotel, atëherë nuk e ke shijuar siç duhet qytetin që ke vizituar. Por nëse vendi që po viziton është Koreja e Veriut, atëherë e kundërta mund të jetë më e vlefshme.
James Scullin, i cili e ka vizituar plot 8 herë shtetin diktatorial, është dëshmitari më i mirë i kësaj. Në një libër me fotografi që ka botuar për të dëshmuar aventurat e tij, të quajtur “Hotelet e Penianit”, Scullin sjell pamje nga brenda hoteleve të kryeqytetit koreano-verior. Duke qenë se pjesa më e madhe e turistëve e kanë të kontrolluar dhe paracaktuar itinerarin, ambientet e hoteleve janë i vetmi vend kur mund të lëvizësh pak më lirshëm e të njohësh më drejtpërdrejt kulturën e vendit.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa prej hoteleve të Koresë së Veriut. (A2 Televizion)