Dielli “po shkrin” Vietnamin, temperatura deri në 44 gradë celcius

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 12:32 | Bota
Dielli “po shkrin” Vietnamin, temperatura deri në 44 gradë

Dielli po shkrin Vietnamin. Në shtetin aziatik është shënuar një rekord i ri nga i nxehti, me termometrin që regjistroi temperaturën prej 44.1 gradë Celcius. Kjo është konfirmuar nga një stacion meteorologjik.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në prill të vitit 2019, me temperaturën 43.4 gradë Celcius. Vetëm një muaj më parë në pjesën më të madhe të Azisë lindore u raportua një valë rekord temperaturash.

Ekspertët përmendin ndryshimet klimaterike si shkakun kryesor të këtij fenomeni. Gjithashtu paralajmërojnë se rekordi i vendosur së fundmi mund të thyhet sërish, ndoshta dhe brenda këtij vitit.

Sakaq, autoritetet këshilluan qytetarët në Vietnam që të shmangin ekspozimin në diell, veçanërisht në orët e mesditës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos