Digjen panelet e ujësjellësit, luhatjet e tensionit lënë pa ujë qytetin e Shkodrës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 20:28 | Aktualitet

Qyteti i Shkodrës është zgjuar pa ujë këtë të martë. Që në orët e para të mëngjesit një defekt i rëndë në stacionin e Dobraçit që furnizon me ujë qytetin e Shkodrës, ka ndërprerë furnizimin. Nga verifikimi i defektit, bëhet fjalë se janë panelet elektrike që furnizojnë dhe rregullojnë regjimin e pompave si pasojë e luhatjeve të forta të energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos