
Është gjetur e djegur në plazhin e Godullës, në Kurbin, një gomone e cila dyshohet se ishte ajo që u ndoq në det nga “Guardia di Finanza”, autoritetet malazeze dhe Policia shqiptare e Kufirit.
Ajo është gjetur në flakë, në orët e para të ditës së sotme, ndërsa nuk dihet ende për pronarin e saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2022, rreth orës 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)