Një automjet ka marrë flakë në mesnatë, në lagjen 8 të qytetit të Korçës.
Nuk dihet ende kujt i përket mjeti dhe nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo, pasi mjeti ka qenë i parkuar në zonë prej disa kohësh.
Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e zjarrit mbrëmë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes. (A2 Televizion)