Një “Iron Man” i vërtetë, njeriu fluturues me 240 km/h

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 11:43 | Kapur në kamera
Një “Iron Man” i vërtetë, njeriu fluturues me 240

Mbi 1828 metra lartësi dhe me 240 km/h, njeriu fluturues tashmë është realitet. Kompania “Jetman Dubai” ka prezantuar së fundmi një kostum me krahë që lejon mbajtësin e tij të niset në fluturim që nga toka.

Kjo ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte, pasi piloti kishte fluturuar edhe më parë me këtë kostum, por kurrë nuk kishte arritur të ngrihej nga toka. Megjithatë puna vazhdon, për të bërë të mundur zbritjen në tokë pa parashutë.

Kostumi është i përbërë nga fibra karboni dhe punon me katër motorë të vegjël që e lejojnë të shndërrojnë mbajtësin e tij në një “Iron Man” të vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos