Digjet zyra e një noteri në qendër të Lezhës

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 08:45 | Kronikë
Digjet zyra e një noteri në qendër të Lezhës

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës është përfshirë nga flakët zyra e noterit Vasil Martini, në qendër të qytetit të Lezhës.

Pas marrjes së informacioneve, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit, mendohet se janë djegur dokumente shumë të rëndësishme. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos