“Dikush po përpiqet të na tërheqë në një luftë që nuk e duam”

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 07:59 | Bota
“Dikush po përpiqet të na tërheqë në një

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita dha një intervistë për Corriere della Sera, ku foli në lidhje me incidentet e fundit që janë regjistruar në rajonin e Transnistrisë.

Shefja e qeverisë moldave u shpreh se ka tentativa që ta përfshijnë vendin e saj në një konflikt që nuk e dëshiron.

"Shpërthimet misterioze në Transnistria, për të cilat rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin, janë incidente të shkaktuara nga palët e interesuara që përpiqen të na destabilizojnë dhe të na tërheqin në një luftë të padëshiruar. Ato janë sulme të maskuara për të krijuar panik dhe pasiguri", u shpreh Gavrilita.

Më tej, kryeministrja u shpreh se nuk mundet të kryejë një hetim serioz për atë që ka ndodhur në rajonin e kontrolluar nga Rusia.

"Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk kemi kontroll efektiv mbi Transnistrinë, e cila është udhëhequr nga separatistët e mbështetur nga Rusia për 30 vjet, dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të kryejmë një hetim serioz për atë që ka ndodhur", përfundoi Gavrilita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos