Dimri që lamë pas ka qenë më i nxehti i historisë në Evropë

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 11:36 | Lifestyle
Dimri që lamë pas ka qenë më i nxehti i historisë

Të shpërqendruar nga lajmet shëndetësore, shumë pak kanë vënë re një fakt epokal. Dimri që lamë pas ka qenë i nxehti në histori, në kontinentin Evropian.

Të dhënat që tregojnë këtë dukuri vijnë nga Copernicus Climate Change Service (C3S), një projekt i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), financuar nga Komisioni Evropian.

Sipas të dhënave dimri i fundit ka regjistruar temperatura mesatare më të nxehta me 3.4 gradë Celsius nga periudha 1981-2010. Më në detaj, rritja e temperaturës ka qenë me 1.4 gradë nga viti i mëparshëm më i nxehtë, ai 2015/2016.  

https://a2news.com/2019/12/12/viti-2019-shenon-rekorde-per-arktikun-dhe-nuk-jane-aspak-pozitive/

Muaji më i nxehtë ka qenë ai shkurt, me +3.9 gradë. Temperatura mesatare evropiane ka kaluar me 0.8 gradë edhe atë botërore

Jo në të gjithë kontinentin rritja e temperaturës ka qenë uniforme. Për shembull, rënia ka qenë nën mesataren në Britani dhe në gadishullin iberik, ndërkohë që diferencat më të mëdha kanë ndodhur në Suedi dhe Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos