
Masat tashmë të rrepta të urdhëruara nga qeveria e Boris Johnsson ka lënë në shtëpi pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe.
Në një periudhë ku, veçanërisht në veriun e Evropës, temperaturat janë ende relativisht të ulëta, ngarkesa e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në ishull po bëhet, ndoshta për herë të parë, një problem.
Diçka aq e pazakontë për britanikët saqë disa prej kompanive energjetike në vend, ku nuk ekziston një monopol në këtë fushë, i kanë dërguar një letër pjesës më të rrezikuar të klientëve të tyre, pensionistëve dhe personave të sëmurë, që të përgatiten me mundësinë e territ dhe mungesën e dritave.
“Mbani elektrikun e dorës me vete, edhe rroba të ngrohta pranë jush”, shkruan një nga kompanitë, UK Power Netoworks, që mbulon juglindjen e vendit, përfshirë Londrën.
Ndërkohë, në Britaninë ku regjistrohen zyrtarisht 1408 të vdekur me koronavirus, Zyra e Statistikave deklaroi se, me shumë mundësi, numri i tyre mund të jetë më i lartë me të paktën 20%.
Kjo, sepse njoftohen të paktën disa qindra raste personash, përgjithësisht të moshuar, që kanë ndërruar jetë në shtëpinë e tyre, ose në azil, dhe askush nuk ka njoftuar institucionet shëndetësore. (A2 Televizion)