Diplomacia ekonomike, Ministria e Jashtme pranon problemet, fajëson COVID-19

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 14:09 | Ekonomi

Diplomacia ekonomike renditej ndër prioritetet e mandatit të dytë të qeverisë Rama. Qëllimi ishte rritja e investimeve të huaja, por gjërat duket se nuk shkuan sipas planeve. Këtë e pranon edhe Ministria e Jashtme, që ia faturon problemet situatës së krijuar nga COVID-19.

 “Ndalesa që ka ndodhur prej pandemisë ka qenë edhe në vendet e tjera. Ajo që ka qenë agjenda jonë është limituar në mënyrë të jashtëzakonshme, qoftë në diplomacinë ekonomike si dhe në aktivitetet e tjera të ministrisë. Gjatë kësaj kohe, ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të komunikojmë me partnerët”, thotë për A2 zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj.  

Etjen Xhafaj

Turizimi ishte sektori kryesor tek i cili Shqipëria synonte thithjen e investimeve, por është gjithashtu sektori që ka marrë goditjen më të rëndë.

“Që nga viti i kaluar kur ka pasur falimentin e agjencisë turistike më të madhe, Thomas Coook, dhe deri tani, ka bllokim të skajshëm të sektorit”, pohon Xhafaj.

https://a2news.com/2020/08/20/diplomacia-ekonomike-ekspertja-deshtoi-nuk-solli-investime-te-huaja/

Një nga akuzat më të forta që i është drejtuar qeverisë Rama nga opozita është mungesa e investitorëve të huaj në vendin tonë.  Zv/ministri Xhafaj përgjigjet duke treguar ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, një investim francez që pritet të investojë 100 milionë euro.

Me situatën e krijuar, Ministria e Jashtme thotë se ka përqendruar vëmendjen te brendet e mëdha botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos