Diplomatët e BE dhe SHBA në zyrën e Ramës

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 10:23 | Politikë
Diplomatët e BE dhe SHBA në zyrën e Ramës

Pasditen e së hënës, ndërsa opozita e kishte marrë vendimin e saj në grupet parlamentare, ambasadori i Bashkimit Europian dhe zëvendësambasadorja amerikane trokitën në derën e kryeministrit Rama.

Shqetësimi i ambasadorëve ka qenë i vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që kanë pasur kontakte të vazhdueshme me opozitën.

Para 16 shkurtit patën thirrje në unison për protestë paqësore dhe se zëri i protestuesve vetëm në këtë mënyrë do të dëgjohej, por tashmë jemi në një tjetër fazë, kur një protestë tjetër po vjen dhe opozita vendos djegien e mandateve të deputetëve.

Kësisoj presioni i diplomatëve për gjetjen e një zgjidhjeje kalon edhe te kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos