Postimi i Ramës ndez “derbin”, Vasili: Juventusin e zunë që vidhte në kampionat!

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 20:18 | Politikë
Postimi i Ramës ndez “derbin”, Vasili: Juventusin e zunë

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter ku ironizonte me djegien e mandateve të deputetëve opozitarë me një metaforë ironike për Juventusin, që kryeministri e njësonte në mënyrë indirekte me “kampionatin” e qeverisë së tij,  nuk mund të mos kishte reagime.

https://a2news.com/2019/02/18/rama-ben-ironi-me-juventusin/

I pari ishte Petrit Vasili, i cili reagoi në Facebook duke vijuar me gjuhën sportive, por padyshim edhe më agresive.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2036818553284633

“Po ç' është ky idiot kryeministër! Shpjegojani rrypit, që kur Juventusin e zunë që vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash, e bënë shembull, ja hoqën kampionatin dhe e çuan në serinë B”, deklaron deputeti, duke ndezur më tej “derbin” politik dhe futbollistik, duke parë besimin  e tij të zjarrtë për Interin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos