Oficerja e policisë Ina Nuka, e cila u plagos në dorë më 22 nëntor në protestën e banorëve të Unazës së Re, është mirë dhe së shpejti kthehet në Tiranë.
Kështu thotë të paktën ambasadori shqiptar në Ankara, Gent Gazheli, i cili ka postuar në rrjetin social Facebook një foto me Inën.
“#fotoedites me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë”, thotë Gazsheli në postimin e tij.

Për plagosjen e Ina Nukës u arrestua Daniel Dobraj, i cili akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”, “tubimi të paligjshëm” dhe mbajtje lëndësh plasëse. (A2 Televizion)