Diskutojnë për kërcënimin rus, Osmani takon Escobar, Peach dhe Sarrazin në Ohër

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 13:38 | Kosova
Diskutojnë për kërcënimin rus, Osmani takon Escobar, Peach

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Samitin e Prespës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedave të ndara me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarin britanik për rajonin tonë, Stuart Peach dhe me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është diskutuar dhe për kërcënimin rus.

“Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tone”, shkruan Osmani në një mesazh në Facebook.

Presidentja e Kosovës shton se “angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rigjallërimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos