Dita botërore e HIV, 81 raste të reja në Shqipëri, pandemia frenoi testimet

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 15:28 | Sociale
Dita botërore e HIV, 81 raste të reja në Shqipëri, pandemia

667 persona me HIV janë duke u trajtuar aktualisht në Shqipëri me terapi, mes të cilëve 12 janë fëmijë. Në ditën botërore të këtij virusi, ekspertët sugjerojnë shtimin e testimeve për kapjen e hershme të stadit të sëmundjes.

81 persona janë diagnostikuar me HIV në Shqipëri në 11 muajt e parë të këtij viti. Këto janë shifrat që raportojnë autoritetet shëndetësore, më të ulëta se në vitet e kaluara për shkak të pandemisë. Frika nga përhapja e Covid-19 bëri që personat e dyshuar me HIV mos të kryenin testimet. Koordinatori Kombëtar për HIV pranë ISHP-së, dr. Roland Bani, tregon se testimi i popullatës ka një rendësi të veçantë për gjurmimin e stadeve fillestare të këtij virusi.

“Kemi 667 persona në terapi, 12 janë fëmijë. Kemi bërë funizimin me medikamente për muajt pasardhës për pacientët. Infektimi nga Covid-19 është po ashtu risk për këta persona, deri tani kemi 8 të infektuar”.

Midis këtyre shifrave, shoqata e personave me HIV, sheh të njëjtin problem të mbartur, atë të kapjes së sëmundjes në stade të avancuara.

“75% e pacientëve të testuar janë në terapi me antiretroviralë”.

Paragjykimi në shoqëri është një tjetër problem që personat me HIV hasin dhe i detyrojnë të mos tregojnë sëmundjen e tyre. Por a mund të krijojnë familje personat që trajtohen nga virusi HIV?”

“Sigurisht që po. Kemi raporte që dy partner pozitivë kanë bërë fëmijë negativë. Ose partner pozitivë që nuk ia kanë përcjellë partnerit tjetër. Aktualisht, kemi 13 fëmijë negativë nga martesa e personave me HIV”.

 Në raport me rajonin, Shqipëria ka më pak të infektuar me HIV se Serbia dhe më shumë pacientë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kapja e këtij virusi në stade të hershme ofron mundësinë e trajtimit në mënyrë më të lehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos