Revolucioni teknologjik, të rinjtë zgjedhin profesionet e së ardhmes

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 14:05 | Sociale
Revolucioni teknologjik, të rinjtë zgjedhin profesionet e së

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka përshpejtuar ndryshimet teknologjike, që pritet të ndodhin gjatë kësaj dekade. Revolucioni industrial 4.0 ka nisur të transformojë rrënjësisht tregun e punës, ku pjesa më e madhe e profesioneve të reja do t’i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit.

Një arsye pse sot të rinjtë shqiptarë zgjedhin të krijojnë siguri për të ardhmen, duke thelluar njohuritë e tyre në këtë fushë. Studentët e shohin fushën e teknologjisë së informacionit, si një treg me mundësi shumë të mëdha për profesione të ndryshme. Krahas sigurisë dhe pagave të larta, të rinjtë vlerësojnë gjithashtu mundësinë për t’u punësuar nga kompani të huaja, duke jetuar në Shqipëri.

Fusha e teknologjisë së informacionit vlerësohet nga OECD si potenciali kryesor i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Sot, në vendin tonë operojnë disa kompani që eksportojnë shërbime të ndryshme: si suporti teknik, programimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve. Ashtu sikurse shumë individë që punojnë në mënyrë të pavarur në këto zanate në qendër të së ardhmes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos