Dita e parë e shkollës, Meta akuzon Ramën: Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 10:26 | Politikë
Dita e parë e shkollës, Meta akuzon Ramën: Kryeministri i krimit

Në mesazhin e tij për të uruar fëmijët për ditën e parë të shkollës, kryetari i Partisë së Lirisë nuk ngurroi të akuzonte sërish kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin dhe për korrupsion.

“Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës. Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës. Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit”, tha Meta në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/100044557321054/posts/pfbid0agZenLGC2rQD5kFroKC8Trhp2eAof5ZCyiqCyQqCLjeT3RXxzNo93iCjVTrs52F2l/

Ai ftoi edhe një herë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur për të martën tek inceneratori i Tiranës. “Që të mos vidhen më lekët si tek inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t'i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos