
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët bektashinj në ditën e pelegrinëve që zhvillohet në Malin e Tomorit.
Në mesazhin e tij, Rama ka pasur edhe një paralajmërim për të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorit se do të zbrapsen.
“MIRËMËNGJES dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)