''Dita e Verës', festa pagane që përhapet me gëzim nga Elbasani

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 18:56 | Aktualitet
''Dita e Verës', festa pagane që përhapet me

Ballokumet kanë nisur të përgatiten shumë më herët, ditët dhe mbrëmjet muzikore po ashtu, panairi i zejeve, Elbasani në penel, sofra elbasanase, por më së shumti edhe festivali i ballokumes janë të gjitha kryefjalë të një feste që thërret natyrën të gjallërojë.

Elbasani më shumë se gëzon qytetarët e vet, këtë ditë të festën pagane mirëpret edhe vizitorë që e duam atmosferën e ditës së verës.  

Verore, vezë, kulaç e këngë. Kështu është pritur në Kolonjë Dita e Verës. Mes buzëqeshjes së shumë fëmijëve, gatimeve tradicionale të kësaj feste, zjarreve dhe këngëve në sheshin "Rilindja", festa për gjallërimin e natyrës ka marrë jetë edhe këtu. 

Kryebashkiaku Erion Isai tregon se dëshiron që këtë vit të organizojë 24 festa në Kolonjë, me qëllim promovimin e turizmit. 

Festimet për këtë ditë jehuan edhe në qytetin që renditet mes pasurive botërore, në Gjirokastër dhe jo vetëm në zonën muzeale, por edhe në parkun e Viroit. 

Atmosfera festive do vijoje deri në orët e vona të mbrëmjes në pazarin karakteristik ku do të performohet muzikë live dhe ku festa do të vijojë në kalldrëmin karakteristik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos