“Open Balkan”, politik apo ekonomik? - 31 Minuta

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 21:35 | Aktualitet

Projekti i nisur si Minishengen dhe i pagëzuar me vone si “Open Balkan”, vazhdon të qëndrojë si aleancë e shteteve që e themeluan, 3 nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Por cili është produkti ekonomik i shfaqjes politike me të cilën Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut sfiduan Bashkimin Europian me Procesin e Berlinit dhe Tregun e Bashkëpunimit Rajonal.

Qeveria ruan entuziazmin, por sipas fjalës së bizneseve dhe analizës së shifrave, Shqipëria ka mbetur pas dy vendeve partnere në projekt. Siç do ta shohim në këtë episod të “31 Minuta”, produktet shqiptare nuk arritur rezultatin pozitiv që kanë shënuar ato serbe apo të Maqedonisë së Veriut në tregun tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos