Të blesh një shtëpi në Shqipëri është sot më e vështirë nëse nuk ke cash mënjanë, teksa tregu i pronave, sikurse pjesa dërrmuese e ekonomisë, ka rënë nën pushtetin e informalitetit. Është një praktikë e zakontë në treg është ajo e dy çmimeve për shitjen e një apartamenti. I pari është ai që listohet në faqet e agjencive imobiliare, i ngjitur në shtylla telefoni, apo i printuar në gazeta. Kjo është vlera që shitësi kërkon realisht. Ndërsa çmimi i dytë është ai që deklarohet në sytë e shtetit te noteri. Një shifër konsiderueshëm më e vogël, ndjeshëm poshtë tregut, që përkon me çmimin referencë të zonës.
Pagesa në të zezë, manipulime, fshehje të ardhurash, vetëm për t’i shpëtuar taksimit. Një problem që më shumë se veprën penale, zbulon praktikën që i hap dyert edhe pastrimit të parave. Zbuloni më shumë në këtë episod të “31 Minuta”. (A2 Televizion)