"Dita e Verës", festa që kremtohet nga të gjithë, mori aktivitetesh në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 19:05 | Aktualitet
"Dita e Verës", festa që kremtohet nga të gjithë,

Si asnjë ditë tjetër, “14 Marsi” i bën bashkë qytetarët në bulevardin kryesor të Tiranës. Pavarësisht nga janë,  çfarë besojnë dhe për kë votojnë, shqiptarët kremtojnë së bashku festën pagane të “ Ditës së Verës”.

Edhe pse  kryeqendra e festimeve është në bashkinë fqinje, në Elbasan,  banorët që festuan në kryeqytet na tregojnë se çdo zonë  e Shqipërisë ka traditat dhe gatimet karakteristike të Ditës së Verës. 

Përgjatë bulevardit  kryesor  të veshur nga dekori festiv dhe  në  dy sheshet në skajet e tij, janë organizuar aktivitete të ndryshme, sportive, kulturore, artistike dhe panaire me produkte të zonës së Tiranës. Por nuk kishte si të mungonte ballokumja e Elbasanit, me e tregtuara edhe në rrugët e Tiranës.  

Bulevardi pa makina në këtë ditë pushimi dhe parku pranë tij, ju ka dhënë fëmijëve lirinë e munguar në lëvizjet dhe lojërat e tyre.

E ndërsa politika zgjodhi të jetë në Elbasan, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kandidat për një mandat të tretë ka dhënë  mesazhe jo vetëm për Ditën e Verës. 

Prej 19 vitesh, Dita e Verës festohet edhe në Tiranë. Ishte vendimi politik i qeverisë Nano në 2004, në kohën e protestave “Nano Ik” për ta kthyer “14 Marsin” festë zyrtare dhe me kremtime edhe në Tiranë.

Por pavarësisht politikës, për shqiptarët kjo është ndër të paktat festa pagane që kremtohet nga të gjithë, duke festuar ardhjen e stinës së ngrohtë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos