
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, "Dita jonë" ka kujtuar një shprehje të presidentit të SHBA-së, Abraham Lincoln, për luftën.
“Nuk ekziston një mënyrë e ndershme për të vrarë, as një mënyrë e sjellshme për të shkatërruar. E vetmja e mirë e luftës është fundi i saj”
Ai ishte Presidenti i 16-të i SHBA-së. Arritja e tij më e madhe ishte se ai e mbajti kombin të bashkuar gjatë Luftës Civile, duke i dhënë fund edhe çështjes së madhe ndarëse të shekullit të 19-të, skllavërisë në Amerikë.
Ishte presidenti i vetëm që ka marrë një patentë, si dhe përdori telegrafin gjerësisht për të komunikuar me gjeneralët në terren, gjatë Luftës Civile. Më 14 prill 1865, Lincoln u vra, ndërsa po ndiqte një shfaqje në Teatrin e Fordit në Uashington DC.
Abraham Lincoln është cilësuar nga shumë studiues, si presidenti më i mirë i SHBA-së. (A2 Televizion)