Prindër të papërgjegjshëm? Notojnë me djalin e mitur pranë peshkaqenëve

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 10:49 | Lifestyle
Prindër të papërgjegjshëm? Notojnë me djalin e mitur

Një familje australiane, e famshme për mënyrën e saj të jetesës, pasi qëndron me kohë të plotë në det, së bashku me dy fëmijët e mitur, ka nxitur reagimin e qindra njerëzve pasi lejuan djalin e tyre të vogël të notonte pranë peshkaqenëve.

Riley Whitelum dhe bashkëshortja e tij, Elayna Carausu, shprehen se qëllimi i tyre është të frymëzojnë gjeneratën e ardhshme që të largohet nga internet, pasi ata vetë hoqën dorë nga punët e mërzitshme në zyrë në favor të jetës mbi valët e oqeanit.

Prindërit aventurierë shpërndanë së fundmi në YouTube një video të djalit tyre dyvjeçar, duke zhytur në plazhin Jaws në Nassau, kryeqyteti i Bahamas, i rrethuar nga peshkaqenë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=WYxZyoedrIA

A2 CNN Livestream

Latest Videos