"Dita jonë" kujton Aristotelin, filozofin dhe shkencëtarin e Greqisë së lashtë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 07:16 | Lifestyle
"Dita jonë" kujton Aristotelin, filozofin dhe shkencëtarin e

Aristoteli ishte një studiues grek i epokës klasike, që iu përkushtua shumë fushave të dijes, veçanërisht filozofisë, një fushë në të cilën ai spikati si një nga eksponentët më të shquar të të gjithë Perëndimit. Është e zakonshme që Aristoteli të quhet babai i logjikës, një subjekt të cilit ai i kushtoi disa punime.

Në mënyrë të ngjashme, ai ishte njohës i mirë i oratorisë, një art mjaft i rëndësishëm për grekët e kohës së tij.

Një nga mentorët e tij ishte Platoni, babai i filozofisë perëndimore. Përveç kësaj, Aristoteli iu përkushtua mësimit dhe midis dishepujve të tij ishte Aleksandri i Madh. Nga më shumë se 200 traktate që filozofi grek mendohet të ketë shkruar, pak më shumë se 30 kanë mbijetuar në kohën tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos