Ky imazh daton rreth vitit 1880, kur Pallati i Westminsterit ishte “praktikisht i ri”. Ai u ndërtua sipas stilit gotik, midis viteve 1840 dhe 1860, pas një zjarri katastrofik që shkatërroi ndërtesën origjinale në 1834.Kjo fotografi është bërë para fillimit të punës së restaurimit të Big Ben-it në 2017. Kulla e Sahatit u riemërua "Kulla Elizabeth" për të shënuar Jubileun e Mbretëreshës Elizabeth II, por emri i ri nuk u përhapShkallët e ujësjellësve pranë urës Westminster, në bregun jugor të lumit Tamiz në vitin 1906Në fotografi shfaqet Hotel Marriott me pesë yje, si dhe një sërë atraksionesh të tjera, por dikur ky hotel ka shërbyer si Selia e Këshillit të Qarkut të Londrës, e ndërtuar midis viteve 1911 dhe 1922Stacionin Charing Cross në vitin 1890Sot, stacioni Charing Cross, shërben si një rrugë kalimi për periferitë juglindore të Londrës dhe për qarkun e KentitCirku Piccadilly është qendra e industrisë së argëtimit të Londrës, veçanërisht teatri i saj i famshëm në West End. Fotoja është e vitit 1905Sot, pranë Teatrit Criterion, ndodhet një zonë e re për këmbësorët që është ndërtuar për të përmirësuar qarkullimin e trafikutKullat e Thesarit të ndërtuara rreth vitit 1864Sot Millbank, WestminsterOxford Street ishte fillimisht pjesë e Via Trinobantina, një rrugë romake që lidh Essex-in e sotëm me Hampshire. Kjo është fotografi e vitit 1895Në vitin 1900, u hap stacioni i ri i metrosë në atë që tani quhet Oxford CircusHotel St Pancras Station; Fotografi Grylls e përshkruan atë si një nga ndërtesat më dramatike të stilit gotik në botë. Hoteli u hap në 1872, por fotografia është kapur në vitin 1900Sot, ndërtesa, e restauruar totalisht është sërish një hotel i klasit të parë. Katet e sipërme janë apartamente privateHigh Holborn ka qenë një rrugë kryesore e Londrës që nga kohërat mesjetare. Fotografia e vitin 1890 shfaq rrugën e mbushur me bareSot e gjithë zona është e restauruar plotësisht. Në të gjenden dyqane, bare dhe restorante të ndryshmeKy imazh është fiksuar në vitin 1883, kohë kur Fleet Street ishte vendi kryesor i industrisë së gazetave britanike, pasi pothuajse të gjithë kishin selinë e tyre këtu. Autori Grylls vëren se në atë kohë, rruga ishte e mbushur me taverna, të cilat frekuentoheshin nga gazetarëtSot, shumica e ndërtesave janë të pushtuara nga konglomeratet bankare ndërkombëtare. Në të mbetet vetëm Shoqata Britanike e Gazetarëve, si dhe Associated PressUra e parë që kalon mbi Tamiz u ndërtua nga romakët rreth vitit 50 pas Krishtit. Ura që shihet në fotografinë arkivore është e vitit 1890Sot, Ura e re e Londrës që u hap në vitin 1973
Transformimi i kryeqytetit të Anglisë, gjatë dy shekujve të fundit, është vërtet mbresëlënës. Së fundmi, për të dëshmuar këtë shndërrim, është botuar një libër ku shfaqen imazhet e vjetra të disa prej monumenteve më të çmuara të qytetit, si Big Ben, Oxford Street dhe London Bridge. Krahas këtyre fotografive arkivore, gjenden edhe fotografitë bashkëkohore të të njëjtit vend ose ndërtesë, krahasim ky që dokumenton ndryshimin e Londrës.
"Dy mijë vjet në zhvillim, Londra ende mban gjurmët e kolonëve të saj të hershëm romakë në portat dhe sistemin e saj rrugor. Ka ndërtesa të famshme nga çdo shekull që nga periudha Elizabetiane, pas rindërtimit nga zjarri i madh e deri në epokat gjeorgjiane, viktoriane dhe më tej. Konglomerati mahnitës i Londrës, i së shkuarës dhe i së tashmes, që gjallërohet nga popullsia e madhe dhe e larmishme, e bën këtë vend një qytet për të gjithë..." (A2 Televizion)
Fotografi dhe artisti Vaughn Grylls, autori i libri “Londra, atëherë dhe tani”