
Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón lindi më 6 korrik 1907 në Meksikë. Jeta e Frida Kahlos u zhvillua me një intensitet të fortë emocional, një grua me tundime kontroverse; e mbushi biografinë e saj me dashuri, luftë dhe shpresë, duke i treguar botës se mund të jetohet edhe një jetë tjetër, përveç asaj “të shkruar”.
U shqua për aftësinë e jashtëzakonshme në pikturë dhe poezi, sidomos për dashurinë e trazuar me atë që dotë ishte burri i saj në të dyja martesat: po aq i famshëm, Diego Rivera. Kemi të bëjmë me një grua që ishte në gjendje të përfaqësonte veten dhe të shndërrohej në një mrekulli.
Kishte aftësinë të paraqitej mashkullore, të dilte në krah të feminizmit, të refuzonte nënshtrimin ndaj universit mashkullor, u vetëmjaftua, u shndërrua në simbolin e barazisë gjinore. Me veprimet dhe krijimet e saj, mbështeti idenë se të gjitha qeniet njerëzore, kanë të njëjtin pozicion në piramidën e jetës. Ajo donte të ndryshonte botën, duke filluar nga bota e saj, që e jetoi me gjithë shpirt (A2 Televizion)