“Dita jonë” kujton Milan Kunderën, romancierin–filozof të kohës sonë

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 07:19 | Aktualitet
“Dita jonë” kujton Milan Kunderën,

Milan Kundera lindi në 1929, në Çekosllovaki. Ai mërgoi në Francë në vitin 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar në çekisht dhe në frëngjisht. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.

Edhe pas Revolucionit të Kadifenjtë, rënies së Perdës së Hekurt dhe krijimit të Republikës Çeke, shkrimtari nuk është rikthyer në vendlindjen e tij.

“Nuk kam ndonjë ëndërr për rikthim”, ka thënë ai njëherë gjatë një interviste. “Unë e mora Pragën time: aromën, shijen, gjuhën, mjedisin, kulturën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos