Rama publikon foto nga tuneli i Llogarasë: Janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm të lartë

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 08:16 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur, mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale duke publikuar foto nga punimet në tunelin e Llogarasë. Kreu i qeverisë tha se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe terrenit të favorshëm për ecurinë.

“Mirëmëngjes dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://a2news.com/2022/01/25/brenda-tunelit-te-llogarase-ne-dalje-do-te-ndertohet-ura-me-e-vecante-ne-shqiperi/

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit.

https://a2news.com/2021/11/14/nisin-punimet-per-tunelin-e-llogarase-rama-zhvillim-ekonomik-dhe-turistik/

Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos