“Dita jonë” përkujton 58-vjetorin e lindjes së Michelle Obama

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 07:19 | Lifestyle
“Dita jonë” përkujton 58-vjetorin e lindjes së

“Unë jam shembulli i asaj se çfarë mund të bëjë një vajzë, e cila që nga fillimi i jetës së saj është rritur me dashuri nga njerëzit që e rrethonin”. Me këtë shprehje të ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Dita jonë” ka zgjedhur të përkujtojë 58-vjetorin e lindjes së Michelle Obama.

Michelle Obama është bashkëshortja e presidentit të 44-t të SHBA-së, si edhe dhe zonja e parë e Shtetit Amerikan që i përket komunitetit afro-amerikan.

Fillimet e saj në karrierë i pati si këshilluese ligjore dhe më pas ushtroi profesionin e avokates. Si zonjë e parë, ajo ndërmori fushata të shumta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për shëndetin e tyre, zhdukjen e varfërisë, për të drejtat e komunitetit afro-amerikan dhe njohjen e kulturës së tyre, si dhe u fokusua kryesisht tek të drejtat e grave, kryesisht në vendet e botës së tretë.

Në intervistat e fundit, ish-Zonja e Parë ka thënë se pandemia e ka ndihmuar atë dhe bashkëshortin e saj që të rikthejnë momentet e munguara me vajzat e tyre, Malia dhe Sasha. Me sa duket, ajo është duke menduar që të largohet nga jeta publike dhe të shijojë familjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos