
"Është e vërtetë që jam më i miri. Megjithatë, ka ende vend për përmirësim. Kur mendon se ke arritur përsosmërinë do të thotë se je pranë fundit”. Kështu ka deklaruar motoçiklisti 9 herë kampion, Valentino Rossi, të cilin "Dita jonë" zgjodhi ta përkujtojë sot në 43-vjetorin e lindjes.
Valentino Rossi është një nga pilotët me më shumë tituj në motoçiklizëm, ndër të cilët 9 tituj botërorë.
Gjatë karrierës së tij, ka mbajtur gjithmonë numrin 46 gjatë garave, pasi ky ka qenë numri që i ati ka mbajtur, edhe ai një ish-motoçiklist.
Më 5 gusht 2021, Valentino Rossi deklaroi tërheqjen nga garat, duke thënë se do të kishte dashur që të garonte edhe 20 vite të tjera, por kjo nuk ishte e mundur. "Jemi argëtuar pa masë!" - u shpreh ai. (A2 Televizion)