INSTAT ka publikuar të dhënat zyrtare për popullsinë e vendit më 1 Janar 2023, ku shqiptarët rezultojnë 31,807 banorë më pak dhe 6 muaj më të plakur. Ndër grupet kryesore të të larguarve regjistrohen djemtë e rinj, kryesisht 2 në 3 emigrantë. Kjo shihet së pari tek mosha mesatare, e rritur në 38.8 vjeç, nga 38.2 vetëm një vit më parë. Ndërsa sot Shqipëria ka 2 meshkuj më pak, për çdo 100 femra. Më shumë detaje dhe shifra na sjell producenti Angelo Haruni. (A2 Televizion)
Ekonomia në një javë, INSTAT: 32 mijë shqiptarë më pak dhe 6 muaj më të plakur
