KOKSH dhe AOSH organizuan Ditën Olimpike në kampin e refugjatëve afganë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit dhe Shkollat "Vasil Ziu" dhe "Bernardina Qerraxhia" në Durrës.
Aktivitetet e kësaj dite nxorën në pah vlerat olimpike të miqësisë dhe të respektit dhe parimet olimpike të solidaritetit dhe unitetit.
Aerobi, valle tradicionale, lojëra lëvizore, demostrime taekwondo, gjuajtje me hark, volejboll dhe gara çiklizmi, ishin disa nga aktivitetet e përbashkëta ku morën pjesë fëmijët dhe të rriturit. (A2 Televizion)