Vaksinimi masiv në universitete, ekspertë të shëndetësisë në auditorë për studentët skeptikë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 15:31 | Aktualitet
Vaksinimi masiv në universitete, ekspertë të

Studentët hezitues dhe skeptikë ndaj vaksinës do të kenë mundësi të këshillohen me specialistët për çdo dyshim dhe frikë të krijuar deri tani.

Gjatë javës së vaksinimit masiv, ekspertë të fushës me mbështetjen e OBSH, do të vendosen pranë universiteteve për t’iu përgjigjur pyetjeve të studentëve për çdo shqetësim në lidhje me efektet e vaksinës. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetare e komitetit teknik ftoi të rinjtë të ndjekin konsultimet me ekspertët për dozat anti-Covid.

Në ditën e parë të javës së vaksinimit masiv, zëvendësministrja Rakacolli u ka bërë thirrje të rinjve të marrin të dyja dozat anti-Covid, për të mbrojtur shëndetin, por edhe për të ndjekur normalisht mësimin në auditorë.

Më herët, edhe ministrja e Shëndetësisë, përmes një postimi në profilin e saj, u ka bërë thirrje të rinjve të shfrytëzojnë javën e vaksinimit. Ekipet e vaksinatorëve janë vendosur në çdo universitet publik dhe privat për të kryer vaksinimin e studentëve. Ndërsa nga e hëna e 18 tetorit, çdo student i pavaksinuar do të duhet që çdo javë të kryejë testin e tamponit para se të hyjë në universitet. Kjo analizë kryhet vetëm në shërbimin privat dhe kushton rreth 6 mijë lekë të rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos