
Ditë të trishtuar për vendin tonë, e ka konsideruar kreu demokrat Lulzim Basha, vdekjen e mbi 60 personave nga koronavirusi këtë javë. Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij.
“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!” (A2 Televizion)