Ditën punonin në bankë, natën adhuronin Hitlerin dhe përgatisnin një atentat ndaj xhamisë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 11:13 | Bota

Punonin kryesisht në bankë, ose si shoferë autobusi. Persona që banorët e Sienës në Itali takonin shpesh, në përditshmërinë e tyre.  

Por pas 8-orarshit zyrtar, ata mblidheshin në një apartament që kishin shndërruar në një tempull të urrejtjes dhe të doktrinës naziste.

Edhe forcat e policisë italiane u habitën pas përgjimeve që çuan në arrestimin e 10 personave, me akuzat e mbajtjes ilegale të armëve luftarake, si dhe të krijimit të organizatës me qëllime ekstremiste.

Pikërisht një arkëtar në bankë, 60-vjeçari Andrea Chesi dhe djali i tij 22-vjeçar ishin organizatorët e grupit, që kishin grumbulluar një sasi të frikshme armësh, disa historike të luftës së dytë botërore, por edhe armë moderne dhe gati për t’ u përdorur. Ekstremistët kishin mbledhur edhe sasi lënde shpërthyese, me të cilin sipas përgjimeve mendonin të organizonin një atentat ndaj një xhamie të zonës, në Colle Val d´Elsa.  

Përtej armëve, apartamenti ishte shndërruar në një muze me objekte të ndryshme të nazizmit, si dhe dokumente që parashikonin plane veprimi kundër “sundimit islamik” në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos