Ditmir Bushati caktohet i dërguar i posaçëm për OSBE-në

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 11:10 | Politikë
Ditmir Bushati caktohet i dërguar i posaçëm për

Ditmir Bushati është caktuar i dërguari i posaçëm për OSBE-në. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së.

Bushati, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm, do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posaçëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos