Denoncimi i PD: Bashkia Tiranë, mbi 27 milionë lekë shpenzime për udhëtime në vitin 2019

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 15:03 | Politikë

Partia Demokratike pretendon se Bashkia Tiranë ka shpenzuar mbi 27 milionë lekë në vitin 2019 për udhëtime jashtë shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të zëdhënëses Ina Zhupa, PD ka publikuar edhe një dokument, sipas saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, ku tregohen pagesat e kryera nga bashkia e kryeqytetit për këto udhëtime.

“Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar më shumë para sesa parashikohen për projektet për rininë në vitin 2020, vetëm 150 milionë lekë. Më shumë para sesa parashikohen për projektet për gratë në vitin 2020, vetëm 100 milionë lekë. Më shume para sesa parashikohen për qytetaret me sëmundje apo paaftësi, vetëm 156 milionë lekë!”, shkruan Zhupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos