“Djajtë” shënojnë 3 gola në 7 minuta, por nuk fitojnë!

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 19:38 | Futboll
“Djajtë” shënojnë 3 gola në 7 minuta, por nuk

Manchester United i ka rrëshqitur fitorja nga duart në ndeshjen e kësaj jave në Premier League, në transfertë ndaj Sheffield Utd, takim i mbyllur në barazim 3-3.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke realizuar një gol në pjesën e parë, ndërsa dyfishuan rezultatin me nisjen pjesës së dytë. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk u dorëzuan dhe bën një përmbysje të çmendur të ndeshjes, duke realizuar 3 gola në 7 minuta. Fillimisht ishte Williams që realizoi, barazoi Greenwood, ndërsa Rashford e kaloi ekipin e tij në avantazh.

https://www.youtube.com/watch?v=AO5iC0kr8GU

Por kur u mendua se Manchester United arriti një fitore mjaft të rëndësishme, vendasit realizuan në minutën e fundit të ndeshjes, duke i hequr skuadrës së drejtuar nga norvegjezi Solskjaer dy pikë mjaft të vlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos