Djali gjashtëvjeçar bëhet i katërti që humb jetën pasi ra në liqenin e ngrirë në Britani

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 22:55 | Bota
Djali gjashtëvjeçar bëhet i katërti që humb

Ka ndërruar jetë fëmija i katërt që ra në një liqen në Britaninë e Madhe. Mediat në vend raportojnë se gjashtëvjeçari nuk e fitoi dot betejën për jetën pas disa ditësh në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Parkun Babbs Mill në Solihull, West Midlands më 11 dhjetor. Tre fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 10 dhe 11  vjeç.

Të tre djemtë u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji por nuk mundën të mbijetonin.

Pas ngjarjes edhe një oficer u trajtua për hipotermi të lehtë pasi u përpoq të çante akullin në përpjekje për t'i shpëtuar fëmijët.

Më herët, familjarët e 10-vjeçar, Jack Johnson treguan se ai u fut në liqen për të shpëtuar tre të tjerët edhe pse nuk i njihte. Megjithatë, fundi ishte tragjik për të katër vogëlushët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/13/tragjedia-ne-britani-10-vjecari-u-hodh-ne-liqen-per-te-shpetuar-tre-djem-qe-si-njihte/
https://a2news.com/2022/12/12/tragjedi-ne-britani-3-te-mitur-humbin-jeten-ne-liqenin-e-ngrire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos