Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare DJ i njohur

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 18:49 | Bota
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare DJ i njohur

Stephen "tWitch" Boss, DJ dhe balerini i "Ellen DeGeneres Show", i cili u bë i njohur në "So You Think You Can Dance", është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, balerina Allison Holker Boss në një deklaratë për CNN.

Me zemrën e thyer më duhet t’ju bëj të ditur se bashkëshorti im Stephen na la”, u shpreh Holker Boss në një deklaratë.

“Stephen ndriçonte çdo dhomë ku hynte. Ai vlerësonte familjen, miqtë dhe komunitetin mbi të gjitha dhe udhëheqja me dashuri dhe dritë ishte gjithçka për të. Ai ishte shtylla kurrizore e familjes sonë, bashkëshorti dhe babai më i mirë dhe një frymëzim për fansat e tij.”

Allison Holker Boss

Çifti festuan përvjetorin e nëntë të martesës vetëm disa ditë më parë.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Një numër i madh përdoruesish po shpërndajnë tashmë në rrjetet sociale video të Stephen-it duke kërcyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos