
Novak Djokovic ka mundur të ruajë kurorën e tij në Australian Open dhe fitoi Grand Slam-in e 17 në karrierë, në një finale shumë të vuajtur përballë Dominic Thiem që erdhi në fund të 5 seteve të gjatë.
Numri dy i renditjes botërore të tenisti ja arriti të fitojë me rezultatin 6-4, 4-6, 2-6, 6-3, 6-4 në një ndeshje në Melbourne Park, ku iu desh të thërriste doktorin dy herë në fushë.
Austriaku Thiem ishte sërish pafat në këtë ndeshje dhe do të vazhdojë të presë për një titull të madh Grand Slam, pas 3 finaleve të humbura. (A2 Televizion)