“Do të bombardohet Odessa”, Zelensky-popullit rus: Keni ende mundësi të fitoni kundër së keqes. Po heshtët tani, atëherë vetëm varfëria juaj do të flasë për ju

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 14:26 | Bota

Rusia po bëhet gati të bombardojë qytetin kyç të jugut të Ukrainës, Odessa, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Rusët gjithmonë vinin në Odessa, për shkak të motit të ngrohtë dhe bujarisë së vendasve. Po tani? Artileri dhe bomba kundër Odessa-s. Ky do të jetë një krim lufte. Do të jetë një krim historik”, tha Zelensky në një mesazh në Facebook. Duke folur në rusisht, Zelensky i bëri thirrje popullit rus që të zgjedhë “mes jetës dhe skllavërisë”. “Rusë, është momenti kur keni ende mundësi të fitoni kundër së keqes”, tha ai. “Ne jemi ukrainas, kemi nevojë për paqe, duam paqe. Rusë, nuk bëhet fjalë për të luftuar për paqen në Ukrainë, por për paqen dhe lirinë tuaj. Ju e keni parë çfarë është prosperiteti, nëse heshtni tani, atëherë vetëm varfëria juaj, do të flasë për ju”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se aeroporti civil në qytetin Vinnytsia, rreth 250 kilometra në jugperëndim të Kievit është shkatërruar plotësisht nga predhat ruse, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Deri tani, pjesa më e madhe e luftimeve në Ukrainë kanë ndodhur në veri, lindje dhe në disa rajone jugore të Ukrainës. Luftime të ashpra ka pasur edhe në Kiev dhe rrethina, ku janë regjistruar skena kaotik. Në një qytet vetëm 20 kilometra larg Kievit, Irpin, dëmtimet nga sulmi me artileri të rëndë dhe predha janë tepër të mëdha. Për t’i shpëtuar bombardimet njerëzit janë larguar me urgjencë nga shtëpitë, pasi sulmi rus nuk është ndërprerë për asnjë moment. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos