“Do të hedh pasaportën, nuk vij më në Shqipëri”, revoltohen qytetarët në portin e Vlorës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 13:50 | Aktualitet
“Do të hedh pasaportën, nuk vij më në

Qytetarët të cilët janë bllokuar në portin e Vlorës për shkak të sulmit kibernetik në sistemin TIMS në Shqipëri, kanë reaguar të revoltuar para kamerave. Njëri prej tyre është shprehur se prej orës 10: 00 pret që të niset drejt Italisë. Duke e cilësuar një torturë, ai thotë se nuk do të vijë më në Shqipëri dhe se do të hedhë pasaportën shqiptare.

“Pres të iki në Itali. Kam që në orën 10:00 pres biletën paguaj lekë për t’u torturuar këtu në Shqipëri. Nuk vij  më në Shqipëri, u betova do të hedh pasaportën poshtë. Kam dorëzuar pasaportën dhe pres të shkoj në kontroll . Është torturë në këtë vapë. Shikoma bluzën si është bërë, jo vetëm unë, por të gjithë  Është katastrofë. Shoferi thotë prisni biletën, shoferi nuk ka faj. Turpi i botës. Paguajmë lekë për t’u torturuar. Dhe nuk vij më në Shqipëri”.

Një tjetër qytetar shprehet për mikrofonin e A2 CNN se ikin të dëshpëruar dhe të pashpresë, pasi ka në pritje që prej mbrëmjes së djeshme.

“Kemi që në 7 të darkës, këtu nuk funksionon asgjë. Këtu ka edhe të huaj ata që vijnë për pushime. Ikin për të mos u kthyer më. Sa herë vijmë, ikim të dëshpëruar dhe të pashpresë. Urojmë që Shqipëria të bëhet”.

Ndërkaq mësohet se ka nisur puna në Portin e Vlorës. Është hapur një regjistër dhe po regjistrohen të gjithë personat. Manualisht po prihen edhe biletat e udhëtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos