Doktorët gjermanë: Në Gjermani ka mbërritur vala e dytë e pandemisë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2020, 12:36 | Bota
Doktorët gjermanë: Në Gjermani ka mbërritur vala e dytë

Gjermania po njeh ditë pas dite një ngritje të bilancit të pandemisë,  ku në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 859 raste dhe 6 viktima.

Sipas shoqatës së mjekëve gjermanë Marburger Bund, kjo rritje përkon me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. “Jemi tashmë në një trend të dytë rritjeje, edhe pse të lehtë”, deklaroi Susanne Johna, presidentja e shoqatës.

Mjekët denoncojnë faktin që popullata ka ulur së tepërmi zbatimin e masave parandaluese, veçanërisht në pikëpamjen e higjienës, dhe se virusi është tashmë shpërndarë në komunitet.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos